Ambasadori francez, Olivier Guérot, ka thënë që organizmi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë, duhet të bëhet sa më parë.
Ai deklaroi se kjo çështje është pjesë e marrëveshjes së arritur në mes të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
“Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore janë pjesë përbërëse e marrëveshjes së arritur ndërmjet EUSR Lajçak dhe VPM Bislimi. Këto zgjedhje duhet të organizohen sa më parë”, tha ai.