Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e radhës duke filluar nga ora 11:00.
Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën në veri të vendit.
Po ashtu pritet shqyrtimi dhe miratimi i Ekipeve Mobile për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
RENDI I DITËS:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Aktivitetet e SKQZ-së
3. Raportet e Këshillave të KQZ-së
4. Të ndryshme
Këshilli për Operacione Zgjedhore
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,
Shqyrtimi dhe miratimi plotësimeve të përbërjes së KVV-ve, për komunën e Leposaviqit dhe plotësimin me anëtar rezervë të KVV-ve për Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
Shqyrtimi dhe miratimi i Ekipeve Mobile për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut