GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Opinione

Zgjedhjet në Turqi, vazhdimi apo finalja e Erdoganit?

11/05/2023
në Opinione
Koha e leximit:3 mins read
Zgjedhjet në Turqi, vazhdimi apo finalja e Erdoganit?
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet në Turqi, vazhdimi apo finalja e Erdoganit?

Shkruan Perparim Beqiri

Finalja e madhe e pret presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. me datën 14 maj.
Erdogan e ka udhëhequr Turqinë drejt autokracisë, arena politike e këtij vendi mbetet konkurruese dhe pluraliste. Por, tani është në momentin më të vështirë në historinë politike të tij.

Për më shumë se 20 vite pushteti i Erdoganit, tani po përballet ndaj një “6 Grushti”, koalicion i përbërë nga gjashtë parti, ku synimi i tyre kryesor është ndërrimi i klasës politike në vend.

Kundërkandidati kryesor i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, kandidati i aleancës më të madhe të opozitës, ka humbur gjithsej 8 zgjedhje deri më tani. Por, kësaj here, duket se është më shumë i përkrahur dhe një motivim nga aleanca e gjashtë partive, ka nxitur Kiliçdaroglun në sondazhe të shfaqet me një përqindje më të lartë.

Muharrem Ince, kryetar dhe kandidat i partisë “Memleket Partisi”, ka vendosur të dal në zgjedhje i vetëm, ku para pak muajve ka shkëputur koalicionin me Ümit Özdag (kryetar i “Zafer Partisi”).

Ndërsa, partia “Zafer Partisi” ka vendosur një kandidat më delikat, Sinan Ogan, i cili ka qenë deputet në kuvendin turk gjatë vitit 2011, nga partia që Erdogan tani është në koalicion “MHP”.
——————————————————————-
Pse Erdogan mund të humb zgjedhjet?

Tërmeti në shkurt të këtij viti, i cili la të vdekur rreth 50 mijë e 500 njerëz, duket se ka ulur përkrahjen e popullit turk për Erdogan. Jo se kjo ndodhi shkaku i tij, ose diçka e tillë, por, reagimi i vonshëm i qeverisë turke në ndihmën e parë pas tërmetit, ka ndikuar shumë në besimin e popullit në qeverinë aktuale në Turqi.

Erdogan kishte pranuar faktin se ka ngecje në ndihmat e para të ofruara pas tërmetit, por, janë rikuperuar pastaj shpejt me ndihmat e shteteve tjera.
Populli turk ka reaguar me falënderim të madh për shtetet “armike” të Turqisë si, Greqia dhe Izraeli të cilat para tërmetit nuk kanë pasur raporte të mira me presidentin turk.

Erdogan pak ditë para se të ndodhte tërmeti, kërcënoi ashpër Greqinë, me një paralajmërim të ashpër, se mund ta sulmojë shtetin grek. Por, ishte i pari shteti grek që i doli në ndihmë Turqisë pas tërmetit, kjo ka bërë që populli turk të ketë reagime ndaj Erdoganit, se ai kishte gabuar me kërcënimet ndaj Greqisë.

Ekonomia e luhatur gjithashtu ka ndikuar shumë në Turqi dhe shpresa për një ekonomi më të mirë në Turqi është zbehur.

Një përqindje e vogël që për koalicionin e partisë së Erdogan, do të thotë shumë në këto zgjedhje, është arsyeja e vdekjes së ish-kryetarit të shoqatës “Ülkücu Ocalklari”, Sinan Ates. Më 30 Dhjetor të 2022, Ates u godit me armë nga dy persona dhe mbeti i vdekur në Ankara. Deri më tani, ende nuk është zbardhur rasti i Sinan Ates, vetëm se 21 persona janë marrë në paraburgim.

Sinan Ates kishte lidhje të forta me kryetarin e MHP-së, parti e cila është në koalicion me partinë e Erdoganit, Devlet Bahceli (kryetar i MHP), i cili njihet me lidhjet e afërta me shoqatën “Ülkucü Ocaklari”, duke nxitur debat se pse nuk ka reaguar asnjëherë rreth vrasjes së Sinan Ates.

Një gazetare kishte pyetur kryetarin e MHP-së se çfarë reagimi ka ai, dhe ky i fundit është përgjigjur duke i thënë “Shko shiko punën tënde”.

Po ashtu, edhe familja e Ates ka reaguar se qeveria me qëllim nuk po e zbardhë rastin e Sinan Ates.

Opozita, nga ana tjetër, duke e shfrytëzuar rastin, kanë thënë se nëse arrijnë ta marrin pushtetin, do ta zbardhin rastin e Sinan Ates dhe personat që kanë pasur gisht në vdekjen e tij, do të arrestohen.!
Sinan Ates kishte vizituar edhe Kosovën në vitin 2019.
——————————————————————
Pse Erdogan do t’i fitojë zgjedhjet?

Erdogan njihet si politikan që gjithmonë rikuperon, sjell votues tek partia e tij dhe nuk bazohet në sondazhe në të cilat edhe publikisht ka reaguar se nuk bazohet në to.
Erdogan në sondazhe qëndron ende në vendin e parë, gjë që është për t’u duartrokitur, sepse, rrallë politikanë në botë mund të dalin në sondazhe fitues, në shumë zgjedhje pas shumë mandateve të fituara.

Koalicioni i Erdoganit duket i përqendruar tek nacionalizmi turk, feja, kultura turke dhe janë bërë debate gjatë fushatës se ata kanë përballë vetës një opozita e cila përkrahë komunitetin LGBT, përkrahë organizatat terroriste kurde PKK dhe YPG.
Erdogan në mitingjet e tij po e quan kundërkandidatin e tij Kilicdaroglu se është pjesë e LGBT.

Erdogan po thyen rekorde në mitingje nëpër qytete ku po i viziton, gjë që dëshiron të kuptojmë se si gjithherë ai ka përkrahjen e duhur për të fituar zgjedhjet në Turqi, vetëm në mitingun e Stambollit ai arriti të mbledhë rreth 2 milionë përkrahës të tij.
Se si do jetë mbarëvajtja e zgjedhjeve, çdo gjë do dihet pas 14 majit.

ShareTweetShare
Previous Post

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Prishtinë, këto janë lokacionet

Next Post

18-vjeçari nga Kosova humb jetën nga një aksident i rëndë në Itali

Next Post
18-vjeçari nga Kosova humb jetën nga një aksident i rëndë në Itali

18-vjeçari nga Kosova humb jetën nga një aksident i rëndë në Itali

Lajmet e fundit

Meloni nga Tirana: Europa s’mund të ribashkohet pa Ballkanin, mund të mbështetet te vendosmëria e Ramës

Meloni nga Tirana: Europa s’mund të ribashkohet pa Ballkanin, mund të mbështetet te vendosmëria e Ramës

16/05/2025
Erdogan nga Tirana: Duhet të jemi më kritikë, armët të heshtin në Ukrainë, t’i themi ndal masakrës në Gaza

Erdogan nga Tirana: Duhet të jemi më kritikë, armët të heshtin në Ukrainë, t’i themi ndal masakrës në Gaza

16/05/2025
Zelensky nga Tirana: Putin refuzoi takimin në Turqi sepse kishte frikë

Zelensky nga Tirana: Putin refuzoi takimin në Turqi sepse kishte frikë

16/05/2025
Në 26 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, Kurti akuza Prokurorisë Speciale të Kosovës

Në 26 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, Kurti akuza Prokurorisë Speciale të Kosovës

16/05/2025
Samiti Europian, Rama: Mendojnë se duhet të isha shkarkuar se nuk ia dola të bashkoja Shqipërinë me BE shumë kohë më parë

Samiti Europian, Rama: Mendojnë se duhet të isha shkarkuar se nuk ia dola të bashkoja Shqipërinë me BE shumë kohë më parë

16/05/2025
Trajkoviq: Rusia po thellon ndikimin në Serbi, mesazhet skizofrenike synojnë të ngatërrojnë naivët

Trajkoviq: Rusia po thellon ndikimin në Serbi, mesazhet skizofrenike synojnë të ngatërrojnë naivët

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Meloni nga Tirana: Europa s’mund të ribashkohet pa Ballkanin, mund të mbështetet te vendosmëria e Ramës

Meloni nga Tirana: Europa s’mund të ribashkohet pa Ballkanin, mund të mbështetet te vendosmëria e Ramës

16/05/2025
Erdogan nga Tirana: Duhet të jemi më kritikë, armët të heshtin në Ukrainë, t’i themi ndal masakrës në Gaza

Erdogan nga Tirana: Duhet të jemi më kritikë, armët të heshtin në Ukrainë, t’i themi ndal masakrës në Gaza

16/05/2025
Zelensky nga Tirana: Putin refuzoi takimin në Turqi sepse kishte frikë

Zelensky nga Tirana: Putin refuzoi takimin në Turqi sepse kishte frikë

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.