LDK-ja ka paraparë që në mbledhjen e sotme të kryesisë të caktojë zgjedhjet e reja të brendshme, të cilat do të përcaktojnë edhe strukturën e re partiake. Kreu i saj sapo është shprehur para mediave për një çështje të tillë, e cila u diskutua në mbledhjen e kryesisë partiake që nisi prej orës 15:00.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, foli pas mbledhjes duke lavdëruar proceset zgjedhore të LDK-së.
“I uroj të gjithë anëtarët e LDK-së për këtë garë të brendshme,” – u shpreh z. Abdixhiku.
Ai komentoi edhe dorëheqjen e sotme të Faton Bislimit, duke thënë që “nuk kishte mospajtime”.
“Sot, kryesia e LDK-së pa asnjë votë kundër ka miratuar parimet (e zgjedhjeve)”.
Abdixhiku megjithatë u shpreh tutje se kjo garë do të ishte më shumë garë për mobilizim.
Ai përmendi edhe parimin e përfaqësimit gjinor, duke theksuar që kërkonte të rritej përfaqësimi i grave në këtë parti.
“Dorëheqjet në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta sepse kryesia është në dorëheqje e sipër,”
“Nuk e kam parë deklaratën, dhe fakt është që kryesia e LDK-së nuk e ka parë z. Bislimi qe një vit e gjysmë dhe s’di se si ta komentoj,” – vazhdoi tutje kur u pyet për këtë çështje ai