Ambasada e Kosovës në Turqi ka njoftuar se Qendra e votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll është hapur.
Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se procesi i votimit ka filluar që nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00.
“Sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, për herë të parë, qytetarët e regjistruar mund të votojnë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.
Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/476497889_1035593895267507_1285691179975556090_n-1024x768.jpg)