Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell, pas takimit me Osmanin e Vucic, së bashku me presidentit të Francës, Emanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka qenë i qartë se çfarë e pret Kosovën nëse dështon në realizimin e kërkesave të parashtruara, duke pasur pasoja në marrëdhëniet me BE, një paralajmërim të ngjashëm e kishte edhe SHBA, që pasojat do t’i bartë Kosova.
Borrell si asnjëherë më parë ka qenë i ashpër me dy liderët, Osmanin dhe Vucic, duke thënë se nëse nuk përmbushën tri kërkesa: zgjedhje të reja tani, sigurimin e pjesëmarrës së serbeve të Kosovës dhe fillimi i themelimit të Asociacionit do kenë pasoja të rënda.
Nëse këto kërkesa dështojnë, Borrell ka thënë se do të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE’në.
“Ne kishim tre kërkesa të qarta, zgjedhje të reja tash, sigurimin e pjesëmarrës së serbeve të Kosovës dhe fillimi i punës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, brenda dialogut të lehtësuar nga BE.” është shprehur Borrell.
“Dështimi për t’i arritura këto do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet mes nesh”, tha Borrell..