Prokurori Agron Qalaj është zgjedhur zëvendës Kryeprokuror i Shtetit në vend të prokurores dhe ish-anëtares së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Sevdije Morina.
Se Qalaj është caktuar në pozitën e zëvendës Kryeprorkurorit të Shtetit, tashmë figuron edhe në ueb-faqen zyrtare të KPK-së.
Këtë pozitë për më shumë se 7 vite e ka mbajtur prokurorja Sevdije Morina.
Prokurorja Morina, ishte caktuar në pozitën e zëvendës Kryeprokurores së Shtetit më 2 shkurt 2015, me vendim të ish- kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Tashmë e njëjta ushtron vetëm detyrën e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.