Zëvendësministri i transportit, Hysen Durmishi, ka bërë shkelje të ligjit sot, konkretisht atij të trafikut duke e parkuar veturën e tij në zonën e ndaluar.
Pas kësaj ka reaguar Policia e Kosovës, e cila e ka gjobitur zëvendësministrin Durmishi me një gjobë prej 60 euro.
Postimi i zëvendësministrit.
Shkova për të blerë mish në Fushë Kosovë, ‘Te daja”, dhe e lash makinën me 4 tregues në trotuar.
Kur dola policia veç sa kishin filluar procedurën për të më gjobitur. Vetëm një minut e lash makinën ju thash.
I nderuar zv.ministër më tha: 60 euro e ke dënimin ashtu si e ke numrin në listë. Jam i lumtur më tha, që mund ta zbatoj ligjin pa frikë nga askush sepse në të kaluarën nuk kemi mundur ta bëjmë një gjë të tillë ndaj politikanëve.
Mbeta pa tekst dhe nuk fola fare. I falënderova për punën që po bëjnë dhe u nisa që ta paguaj gjobën.