Meridian Ramçaj njihet si një personazh pa doreza i cili gjithmonë ka thënë atë ç’ka mendon.
I tillë ka qenë edhe në puntatën e fundit të “Zemër Luana” ku ishte i ftuar.
Meridiani ka realizuar një lojë, teksa në ekran dilnin epitete të ndryshme, ai duhet të përzgjidhte emrin e një personazhi që e karakterizonte ai epitet.
Teksa në ekran është shfaqur fjala ‘zemër dele’, Meridiani ka thënë: Beatrix është zemër dele sepse ajo është e butë dhe e ndjeshme.
Sigurisht e ka patur këtë në një kuptim të mirë të fjalës “zemër dele”.
Por gjithashtu Meridiani nuk u kursye as në epitetet më të hidhura, ku vendosi për secilin emra personazhesh të ndryshme nga showbizi shqiptar.