Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, pak para seancës ka thënë se VV nuk meritojnë votë as për kryetar Kuvendi, kjo sipas Zemajt, jo për shkak të emrit të përveqëm por për shkak të logjikës politike të tyre.
“Nuk meritojnë votë, jo emër të përveqëm por logjika politike e VV’së”, deklaroi shkurt Zemaj, transmeton Gazeta Papirus.
Ndryshe, LVV ka bërë të ditur se do të propozojnë sërish emrin e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.
E njëjta dështoi dy herë radhazi për t’u zgjedhur, në seancën e së shtunës.