Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie dhe ish-kryetarin e LDK-së në Istog, Shaban Manajn, në 23-vjetorin e vrasjes.
Zemaj ka shkruar se Manaj u vra nga dora e tradhëtisë.
“23 vite më parë Shaban Manaj – Hero i Kosovës, u vra nga dora e tradhëtise, duke ja ndalur kështu në gjysmë punën e madhe për Kosovën e lirë e të pavarur”, ka shkruar Zemaj.
Ai tutje shton se Manaj do të kujtohet e nderohet përherë për vepren unike, nga qytetarët e Istogut e Kosovës.