Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nuk e vlerësoi të vërtetë pretendimin e Qeverisë Kurti, që me hapjen e 5 stacioneve policore, e ka shtrirë autoritetin në veri.
“Qeveria Kurti pretendon që me 5 pika policore, e ka shtrirë autoritetin në veri dhe kjo nuk është e vërtetë. Ne i dimë kushtet e policëve atje. E premtja, është një pjesë sfiduese e gjithë kësaj, kemi një proces legal të zgjedhjeve i cili është ushtruar dhe kemi një pjesëmarrje teknike apo minimale. Ajo çka do duhej të ishte tani në vëmendjen tonë, është që betimi duhet të jetë pjesë e përkrahjes. Pavarësisht produktit dhe kjo të jetë në koordinim të plotë me ShBA-të dhe partnerët tjerë. Pa këto, ne mendojmë që do të hyjmë në një fazë të komplikimit dhe të sigurisë, mund të ketë kushte të ndryshme nga faktori ndërkombëtar”, potencoi Zemaj në një emision televiziv.