Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në Kanal10, e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti, mashtrues ordiner, në raport me popullin e vet e sidomos me pjesën e ndieshme, me familjarët e të pagjeturve.
“Ne nuk kemi përdorë elemente populiste, ne nuk kemi bërë vizita te familjet e dëshmorëve siç bëri Kurti duke i keqpërdorur këto familje për poena politik”, tha Zemaj.
Sipas tij me preambulën e deklaratës për të pagjeturit, Kosova hoqi dorë nga gjykimi për të kaluarën. Zemaj tutje kritikoi Kurtin edhe për mungesë transparence duke mos iu përgjigjur deputetëve për atë që po ndodhë realisht me dialogun, vetëmenaxhimin dhe çështjet tjera të ndieshme.