Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kirikuar Qeverinë Kurtin dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitian.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ministri Vitia që nga ardhja në pushtet ish dashtë ta ketë shpall konkursin e dytë apo të tretë për specializim, por sipas Zemaj, Vitia nuk e ka praktikuar këtë gjë, shkruan Gazeta Papirus.
Ai tutje ka thënë se nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin.
Postimi i plotë:
Pa puna, padija e paaftësia nuk mund të paraqiten si sukses.
Qeveria Kurti dhe Ministri Vitia, në vend që tash të kishin shpallur konkursin e dytë apo të tretë prej që kan ardhur në krye të ministrisë së Shëndetësisë, për të tretën herë, mezi po arrinë të shpallë një konkurs për specializime.
E proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, ndonëse ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta . Ndërsa, nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin.
Konkursi i kaluar që u realizu në mandatin tonë (10 mujor) ishte pas një bllokade 4 vjeçare. Edhe laiket e dinë që ishte shpallur në bazë të nevojave të institucioneve, të cilat nevoja në shumë institucione ishin mbi tre herë më të mëdha se sa mundësit; krejt kjo për shkak të pamundësisë buxhetore nuk ishte e mundur të realizohen të gjitha. Ndaj, nuk është e vërtetë ajo që thonë të dështuarit në profesion dhe në menaxhim, se është shpallur pa planifikim dhe pa mbulueshmëri. Ky konkurs i ishte nënshtruar edhe procesit të auditimit dhe rezultoi që ishte në harmoni me ligjin dhe nevojat për shkollim specialistik.
Me angazhim dhe përkrahjen e qeverisë ishte arrit nga 160 sa kanë qenë mundësitë buxhetore në fillim të fusim 1200 në paga.
Disa fakte që demaskojnë tendencën për të minimizuar suksesin e asaj kohe dhe për të mbuluar dështimin e tanishëm;
Vetëm në anesteziologji ishin nda 44 specializime, të gjitha me financim, që është një bazë e mirë për këtë lëmi specialistike;
95 specializime kanë qenë mjekësi familjare;
38 specializime nga mjekësia emergjente, po ashtu të gjitha me financim;
Secili spital i përgjithshëm nga rajonet tona ka përfituar së paku 25 specializantë, nevojat e tyre janë shumë më të mëdha, mirëpo edhe pse ne planifikuam që çdo vit të ketë specializime për të përmbushur nevojat e tyre, erdhën bllokuesit e mjekëve të rinj. Këta bllokues vetëm një gjë nuk e bllokojnë: plotësimin e interesave të tyre personale e grupore.
Ju ftoj që të angazhoheni që të krijoni kushte e përkrahje profesionale për mbi 700 mjek që kanë përfunduar fakultetin për këto gati tri vite qē jeni në qeveri e mos t’i leni në mëshirë të vizave për largim nga vendi.
Për mua dhe ish-bordin, shkollimi specialistik, ka qenë dhe mbetet puna më e duhur dhe e dinjitetshme që e kemi bërë. Ofrimi i specializime ka qenë dhe mbetet puna më e mirë që i është bërë fushës së shëndetësisë.