Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga vendi ku po qëndron, duke deklaruar se nuk ka frikë nga askush.
Zelensky ka postuar videon nga Bankova, teksa tha se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin ukrainas.
Unë do të qëndroj në Kyiv”. Në Bankova. Pa u fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Aq sa duhet për të fituar këtë luftë!”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Ndryshe kryeqyteti ukrainas, por edhe pjesë të tjera të vendit tash e sa ditë po përballen me agresionin rus të cilët nuk po arrijnë t’ia dalin të thyejnë rezistencën e ukrainasve të cilët po u bëjnë ballë armiqve shumë më të mëdhenj në numër.
Zelensky ka ftuar në takim edhe presidentin rus, Vladimir Putin për të biseduar.
Ndryshe pala ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar sot raundin e tretë të takimeve në Bjellorusi.