Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se NATO-ja mund ta ftojë Ukrainën nëse dëshiron, porqë Ukraina s’ka kohë të humbë për të diskutuar rreth parimeve të anëtarësimit.
Këto komentë i pari në Ukrainë i bëri gjatë një konference digjitale të organizuar nga “Financial Times”.
Ai po ashtu ka thënë se “ngërçi” nuk i konvenon Ukrainës, duke shtuar se Ukraina do ta luftojë për ta marrë në tërësi kontrollin e territorit të saj.
20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar nga Rusia, ndërsa luftime të ashpra po vazhdojnë në Lindjen e Ukrainës.
Rusia po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë se është një kërcënim direkt. /Express