Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje drejtpërdrejt homologëve të tij amerikanë dhe kinezë që t’i bashkohen samitit për paqen në Ukrainë.
Duke folur nga Kharkivi në Ukrainën verilindore, Zelensky njoftoi një “samit të paqes globale”, të organizuar nga Zvicra, i cili fillon më 15 qershor.
Ai pretendoi se 80 vende kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre, shkruan skynews.
Por Zelensky tha: “Unë po u bëj thirrje liderëve globalë të botës që janë ende jashtë përpjekjeve globale të samitit të paqes”.
“Presidentit Joe Biden, liderit të Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Xi Jinping, liderit të Kinës, ne nuk duam që karta e OKB-së të digjet”, shtoi ai.