Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një udhëtim jo të zakonshëm jashtë Kievit, ka thënë Zyra e Presidentit.
Zelensky ka vizituar vijat e para të frontit në rajonin e Kharkivit, thuhet në njoftim.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikuat jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë”, iu ka thënë Zelensky trupave.
Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të këqija që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt. /Gazeta Express/