GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zelensky: BE do të furnizojë Ukrainën me 1 milion predha artilerie

09/05/2023
në Ballina, Botë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Zelensky: BE do të furnizojë Ukrainën me 1 milion predha artilerie
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të sigurojë 1 milion predha artilerie dhe municionet për të cilat Ukraina ka nevojë urgjentisht.

Zelensky foli në konferencën e përbashkët të mbajtur pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen e cila ndodhet për vizitë në Kiev për festimet e 9 Majit – Ditës së Evropës.

“Ukraina ka treguar çdo ditë efektivitetin e mbrojtjes kundër agresionit rus. Çdo raketë terrori që rrëzohet, çdo sukses i ushtarëve tanë në zmbrapsjen e sulmeve ruse është dëshmi se mund të mposhtim agresorin”, tha Zelensky.

Ai theksoi se ”aftësitë luftarake të Ukrainës janë në proporcion me aftësitë e Rusisë”.

“Falënderova Von der Leyen për gatishmërinë e BE-së për t’i siguruar Ukrainës 1 milion predha artilerie dhe municionet e nevojshme urgjente”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se ka ardhur koha për të eliminuar pasigurinë artificiale politike në marrëdhëniet Ukrainë-BE. “Ka ardhur koha të merret vendim pozitiv në çështjen për fillimin e negociatave lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në BE”, tha ai.

Pasi potencoi se në bisedën me Von der Leyen diskutuan për kufizimet që BE-ja zbaton kundër produkteve bujqësore të Ukrainës, Zelensky shtoi se çdo kufizim ndaj eksportit të vendit të tij është i papranueshëm sepse kjo do të forcojë aftësitë e Rusisë.

“Propozojmë krijimin e një grupi konsultues për të ndjekur problemet përkatëse dhe për t’u distancuar nga dhënia e çdo vendimi lidhur me tregtinë pa u konsultuar me Ukrainën”, tha Zelensky.

“Nga BE-ja presim vendime të fuqishme dhe heqjen sa më parë të të gjitha kufizimeve tregtare”, nënvizoi Zelensky duke shtuar se takimi me presidenten e KE-së tregon se ka vullnet politik për heqjen e kufizimeve tregtare.

Tags: Bashkimi europianDiplomaciapolitikasiguriUKRAINAUrsula von der LeyenVolodymyr Zelensky
ShareTweetShare
Previous Post

Reagimi i Edi Ramës për shkrimin e New York Times, mbi Vuçiqin!

Next Post

Homazhe për 25 vjetorin e Epopesë së Grykës së Llapushnikut.

Next Post
Homazhe për 25 vjetorin e Epopesë së Grykës së Llapushnikut.

Homazhe për 25 vjetorin e Epopesë së Grykës së Llapushnikut.

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.