Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fortë.
Siç njofton Instituti Amerikan i Gjeologjisë, fuqia e dridhjes ishte 6.2 shkallë të Rihterit.
Sipas USGS, lëkundjet e tokës ndodhën rreth orës 1:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, transmeton Klankosova.tv.
Epiqendra ishte 300 kilometra në jugperëndim të qytetit Invercargill, dhe thellësia ishte e cekët – 10 kilometra nën nivelin e detit.
Zelanda e Re ka rreth pesë milionë banorë dhe ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit – një zonë aktive sizmike e përbërë nga vullkane që rrethojnë Oqeanin Paqësor.
Aty ndodhin shumica e tërmeteve në botë.
Një tërmet me magnitudë 6,0-6,9 konsiderohet i fortë, transmeton Klankosova.tv.
Mund të shkaktojë dëmtime edhe në ndërtesa të forta dhe të ndërtuara mirë.
Çdo vit ndodhin 100 deri në 150 tërmete të tilla në botë.