Enigmës së shumëpërfolur gazetari Milaim Zeka i ka dhënë fund në televizionin Syri TV të moderatorit Çim Peka.
Para pak ditësh, njëri nga njerëzit më të afërt të ish Presidentit Donald Trump ka përmendur përgjimet që implikojnë drejtuesit kryesor të Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai në rrjetin social Twitter, kishte shkruar se: “Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër Hashim Thaçit, pasi që Jack Smith kishte përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për t’i manipuluar dëshmitë e tyre”.
Gazetari Milaim Zeka e ka pranuar publikisht se ishte ai gazetari që ia tregoi përgjimet Grenellit dhe e tregoi emrin, mbiemrin, pseudonimin dhe historitë fallso të këtij personi nga Drenica që ishte paraqitur si zyrtar i CIA-s kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Përpos Grenellit, për këtë rast opinioni publik ishte alarmuar edhe nga avokatët e z. Thaçi dhe z. Veseli, por që ata nuk kishin nxjerrë asnjë emër në publik.
Burimi im kryesor është personi në Bruksel i cili është paraqitë me pseudonimin Florian dhe është paraqitur si agjent i CIA-s amerikane. Agron Nezaj është prezantue edhe te unë, si agjent i FBI-së, ka thënë Zeka.
“Këta i kishin falsifikuar kartelat e CIA-s amerikane, ky i FBI-së (Agron Nezaj), Floriani personi në Bruksel që është nga Drenica dhe e kam thëntë emrin atëherë emrin FAIK IMERI, paraqitej dhe ju thoshte njerëzve, duke më përfshirë edhe mua që ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Ladenit, ka marrë pjesë në arrestimin e Millosheviqit, imagjino çfarë fantazie kanë”
Pas këtij rrëfimi të gazetarit Milaim Zeka, ka ndërhyrë gazetari Alban Dudushi duke pyetur “është i njëjti njeri i cili del edhe në ato 50 orët e përgjimeve me prokurorin, me ish prokurorin“
Milaim Zeka vazhdon duke thënë “ekzakt, me Jack Smithin. Që jemi takuar me Richard Grenellin pasi ishte në vizitë këtu. Po e bëj publike te ti se deklarata e tij që tha u takova me një gazetar dhe u shokova kur dëgjova për përgjimet telefonike i ka dëgjuar nga unë. Me audio, s’ka me gojë. Për informacionin e juaj që të jem shumë i saktë unë e takova atë me një djalë brilant, Ardian Krasniqin, një super shqiptar që e ka babain shqiptar në Londër dhe nënën britaneze. Këta po që ta dishë deri ku kanë shku…”
Më tutje z. Zeka ka treguar një ngjarje tronditëse dhe shokuese se si ky grup ka përgatitur dëshmitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.
“E kanë kontaktuar një zyrtar të lartë të shërbimit sekret malazez në Sheraton në periferi të aeroportit të Cyrihut dhe i kanë thënë a e sheh këtë dosje këtu, dosja e përgatitur nga BIA serbe, ai thotë po, këtë dosje thotë komplet e ka përgatitë kundër Gjukanoviqit, presidenti Thaçi. Pasi ishte arrestuar Hashim Thaçi. Thonë keni dy kushte për t’i plotësuar, kushti numër 1 do na jepni 100 milionë dollarë në fondin e zi të CIA-s amerikane, se po na shterren gjoja fondet e ne e financojmë Gjykatën Speciale dhe kushti numër 2 është që Presidenti Gjukanoviq i Malit të Zi duhet të vij dhe të dëshmojë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. E ka ba qeky rrjet i njerëzve. Këta kanë përgatitur me dhjetëra dëshmitarë të rrejshëm, pra Floriani (Faik Imeri), jo Agron Nezaj, po Agron Nezaj ka qenë miku më i ngushtë me Florianin (Faik Imerin). Abuzimi, kërkesa e të hollave ka ndodhë në emrin e Richardit (i arrestuari i FBI-së), ka përfunduar Milaim Zeka.
Ende pa u bërë publike ky super skandal, para disa vitesh një histori të tillë e kishte treguar edhe gazetari Visar Duriqi.
Ai në rrjetin e tij social kishte shkruar se: Tek sot e mora vesh qe publikisht koka lajmeru edhe Faik Imeri- Adriatiku. Ai as nuk eshte ekspert i anti-terrori, as njeri i informuar. Eshte nje mashtrues.
Kam pasur shume takime e biseda te gjata me te ne vitet 2010-2011.Ka qene njeri prej njerezve qe e ka mbushe me informata Nazim Bllacen sa ai bashkepunonte me Prokurorine per Krime Lute ne Beograd.
Motivet e tij jane krejt personale. Por metoda e tij eshte e sofistikaur. Ai mdje ne kohen kur u nis hetimi per Grandin, paraqitej kuluareve te shehrit me nje dosje kunder Behgjet Pacollit dhe si perfaqesues i CIA-s amerikane.
Dosjen e ka pas ba si ne filma, me shkronja te stampuara si “Classified”. Emrin ia ka pas vendos dosja “Benvoy”.Vrasja e vellait te tij, Hakiut duhet te zbardhet, por Faiku vec e komplikon.
Ai as nuk ka dokumente, as informata te besueshme. Si shumica e shqiptarve vuan nga fenomeni i trajtuar ne filmin “A Beautiful Mind”. Haluc hesapi./Gazeta Papirus/