Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme, Anitta Hipper, ka bërë të ditur se nesër pritet takimi i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas me liderët e Serbisë dhe Kosovës.
Hipper ka komentuar edhe sulmin “terrorist”, në kanalin e Ibër-Lepencit, duke potencuar se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.
“Kur është fjala për Kosovën, ne lëshuam një deklaratë nga përfaqësuesi i lartë që dënoi sulmet terroriste dhe përshëndeti faktin që autoritetet e Kosovës tani po hetojnë këtë çështje. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Sa i përket EULEX-it, ju e dini se që nga viti 2018, EULEX-i nuk ka më mandat ekzekutiv për të kryer hetimin, por EULEX-i monitoron situatën dhe ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes dhe ka ofruar mbështetje. Kjo është diçka që EULEX-i dhe KFOR-i po e bëjnë brenda mandatit të tyre”, tha ndër të tjera Hipper.