Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka treguar që janë dorëzuar në Prokurori një mori shkeljesh në Autoritetin Rajonal për Pellgje Lumore (ARPL).
Postimet e Manxhukës për ministrin Liburn Aliu, vinë pasi këtij të fundit i është përmendur emri në disa përgjime, ku ka dyshime për korrupsion.
Përmes një postimi në Facebook, të dielën – Manxhuka ka deklaruar se grupi punues është krijuar me iniciativën e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut.
“Përgjatë këtyre që ishin pjesë e auditimit, janë nënshkruar kontrata për rregullimin e shtretërve të lumenjve në vlerë prej 130 milionë eurosh, ndërkaq janë bërë pagesa rreth 43 milionë euro, por cili prej shtretërve të lumenjve është i rregulluar”, ka thënë Manxhuka.
Ai po ashtu ka vendosur edhe raportin prej të cilit janë gjetjet. /Express.