Ai ka thënë se ndonëse një gjë e tillë i takon me ligj, kryeministri me dëshirë ka hequr dorë nga ky kompensim.
“Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit. Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka shkruar Kryeziu, si reagim ndaj raportimit të disa mediave për shumën që Kurti ka marrë si kompenzim nga vizita në SHBA.
Kurti po qëndron për vizitë që disa javë në SHBA. /Gazeta Papirus/