Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka kritikuar paraqitjet në media botërore të kryeministri, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani, duke i quajtur si paraqitje “ordinere”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka bërë thirrje krerëve të shtetit që shkojnë edhe në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk e kompensojnë këto intervista tuaja përshkruese, të vërtetën që duhet ta thoni në “Shtëpinë e Bardhë” dhe sidomos jo koordinimin që duhet ta bëni atje me SHBA-t për strategji të re në rrethana të reja gjeopolitike”, ka shkruar ai.
ujtojmë se Kurti e Osmani ende nuk kanë qenë në Shtëpunë e Bardhe dhe as nuk janë takuar me presidentin Biden e Sekretarin e Shtetit.
Postimi i tij i plotë:
Shkoni edhe në “Shtëpinë e Bardhë” jo veç në CNN
Kryeministër, Presidente – paraqitja e juaj në kompanitë e mëdha mediale botërore CNN, EuroNews, BBC etj. nuk e kompenson, shkuarjen e juaj në “Shtëpinë e Bardhë”. Nuk e kompensojnë këto intervista tuaja përshkruese, të vërtetën që duhet ta thoni në “Shtëpinë e Bardhë” dhe sidomos jo koordinimin që duhet ta bëni atje me SHBA-t për strategji të re në rrethana të reja gjeopolitike. Nuk ka asgjë të keqe në këto blic online paraqitje të juaja krejt ordinere, përveç nëse mendoni se po e boni namin me këtë. E reklamat e juaja plotë ngazëllim për këto paraqitje e lë këtë përshtypje. Apo edhe më keq, nëse mendoni se me ato paraqitje po e kompensoni atë që po ua thonë shumica tash sa kohë se po ju mungon shumë – bashëkrendimi i politikave të juaja me politikat e SHBA-s.