Kreu i LVV, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK, Lumir Abdixhikun dhe të PDK, Memli Krasniqin për takim me 1 maj (nesër) lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kjo ftesë e kryetarit të Vetëvendosjes vjen pas 6 gjashtë dështimeve të partisë së parë për t’i marrë votat për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.