Ndërsa Barcelona pret “dritën jeshile” përfundimtare nga La Liga për planin e tyre të qëndrueshmërisë, një kusht i domosdoshëm përpara se të bëjë ndonjë lëvizje në tregun e transferimeve, Leo Messi ka studiuar opsionet e tij për të ardhmen, në mënyrë që të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur.
Ditët e fundit, ylli argjentinas nuk dëshiron të marrë pjesë në një telenovelë që do të zvarritet gjatë gjithë verës.
Zgjidhja e çështjes është e afërt. Inter Miami është së bashku me Al-Hilal dhe PSG një nga skuadrat që i kanë paraqitur tashmë një propozim fituesit të Kupës së Botës.
Sipas burimeve, oferta është për katër sezone me një shumë prej 50 milionë euro në vit.
Klubi amerikan ka kohë që është interesuar për Messin dhe aty ai mund të ribashkohet me Sergio Busquets, i cili është edhe objekt i dëshirës së drejtuesve të klubit nga Florida.
Për më tepër, Leo ka një shtëpi atje, e cila do t’ia lehtësonte përshtatjen.