Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Një lokal me lojëra fati është zbuluar mbrëmë në komunën e Fushë Kosovës, ku disa persona u kapën mat duke zhvilluar këtë veprimtari.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në lokal, ku gjatë kontrollit kanë hasur në pronarin e lokalit i cili ka pranuar se aty zhvillohen lojëra fati.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar llaptopë, bateri, para të gatshme e tiketa të bastoreve.
Katër persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj dy prej tyre është iniciuar rasti ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.