Një mumje që vlerësohet të jetë deri 1 mijë e 200 vite e vjetër u zbulua nga arkeologët në Lima të Perusë.
Studiuesit nga Universiteti Kombëtar i San Markos gjetën trupin e ruajtur të një të riu mes 25 deri 30 vjeç, të lidhur me litarë dhe me duart që i mbulonin fytyrën, një mumje që besohet se daton që nga kohët parahispanike.