Prindërit e Ilaria Sulës, shqiptares së masakruar nga i dashuri filipinas në Itali nuk munden dot t’i mbajnë lotët gjatë një interviste nga Rai.news.
Prindërit e 22-vjeçares treguan mesazhin e fundit zanor me të bijën.
Ajo i ka kontaktuar për t’i thënë se do t’u japë para për të zgjdhur një problem që ata kishin.
“Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin dërguar prindërve.
Studentja shqiptare u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas disa ditë më parë.
Pas aktit të rëndë ai e futi në një valixhe trupin e saj dhe e hodhi në një greminë larg qytetit.