Sot në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot, sikur para 27 vjetëve, kur në Llaushë dolën publikisht, për herë të parë, ushtarët UÇK-së.
Nismëtari i ndërtimit të këtij memoriali, Arbër Geci, solli në kujtime ditët kur u vendos që përfundimisht UÇK-ja të dalë publikisht.
Ai tha se gjithçka ishte përgatitur me detaje për ditën qe do të shënonte kthesë të madhe për t’i dalë përballë Serbisë.
Kujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë në skenë në vitin 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci që u vra nga forcat serbe.