Gjykata Themelore në Ferizaj i ka vendosur një muaj paraburgim pronarit të autosallonit “ Auto Royal SH.P.K” për veprat penale “fajdeja”, si dhe vepra penale “shmangia nga tatimi”. Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se bëhet fjal për biznesmenin Kreshnik Dervishi. Ai po dyshohet se detyronte klientët që të blinin vetura në autosallonin e tij. Krejt kjo shkonte përmes zinxhirit të fajdeve, në një rast të madh që ka nisur muaj me parë. Insajderi sjell identitetin dhe detaje për biznesmenin Kreshnik Dervishi, tashme në paraburgim.
Gjykata Themelore në Ferizaj i ka vendosur një muaj paraburgim pronarit të autosallonit “ Auto Royal SH.P.K” për veprat penale fajdeja, si dhe vepra penale shmangia nga tatimi.
Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se bëhet fjal për biznesmenin Kreshnik Dervishi i cili është pronar i autosallonit “Auto Royal” me bazë në Prishtinë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga viti 2020 në Lipjan, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të shkaktuar nga pandemia si pasoj e virusit “COVID-19”.
“Në atë mënyrë që i dëmtuari B.G., si pronar i një ndërmarrjes tregtare, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të blejë nga një auto sallon në Prishtinë vetura në vlerë prej 600.000 euro në afat pagese prej dy muajve, të cilat i ka shitur për çmimin 400.000 euro, duke pësuar dëme pasurore në shumë prej 200.000 euro”.
Sipas të dhënave në ARBK, autosalloni është aktiv që nga viti 2017 në Prishtinë.
“Gjithashtu, në kohë dhe vende të njëjtë i pandehuri në atë mënyrë që i dëmtuari Xh.Sh., si pronar i ndërmarrjes hotelerie për shkak të obligimeve ndaj personave për fajde, është detyruar të blej nga një auto sallon në Prishtinë disa vetura në vlerë prej 500.000 euro në afat pagese prej dy muajve, të cilat vetura i ka shitur me çmimin 300.000 euro, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 200.000 euro me të cilat veprime ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale fajdeja”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në fillimin e vitit 2020 në Prishtinë, me qëllim që t`i shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronar i një auto sallonit, në atë mënyrë që me rastin e shit-blerjes së veturave, pagesën e kanë bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat para pastaj i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale fajdeja, me çka kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në shuma disa mijëra euro, me të cilat veprime ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale shmangia nga tatimi.