Nё një banes afër tregut tё gjelbër nё Gjilan është raporutar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, konkreisht zjarr.
Njësitet patrulluese te cilët kan arritur ne vendin e ngjarjes, te njëjtën kohe kan arritur edhe zjarrfikësit.
Burimet bëjnë të ditur se pasi është lokalizuar zjarri, ne banesën e cila gjendej tek rruga Gjinollove, është identifikuar se brenda kishte qenë një person-pronari i banesës Zenel Hyseni.
Ekipi mjeksor ka konstatuar se personi ёshtё gjendur pa shenja jete.
Ndryshe, lidhur me vdekjen e 50-vjeçarit, si pasojë e zjarrit, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie”, ka shkruar ai