Janë shpalosur detajet që shkaktuan vdekjen e aktorit Ray Liota Aktori i “Goodfellas”, vdiq në Republikën Domenikane në maj të vitit të kaluar për shkak të problemeve në zemër dhe organe respiratore, thotë një dokumente që e ka siguruar TMZ.
Vdekja, është kategorizuar si vdekje natyrale dhe e padhunshme, që erdhi si pasojë e paaftësisë së organeve të frymëmarrjes për të marrë ajër, edemë pulmonare dhe dështim akut i zemrës. Aktori ishte 67 vjet.
Zëdhënësja e Liopttas, Jennifer Allen më parë kishte konfirmuar që ai vdiq në gjumë në dhomën e hotelit të tij në Santo Domingo, ku ishte duke xhiruar trilerin e filmit të tij të ardhshëm, Dangerous Çaters.
Në fillim të këtij viti, Liotta mori yllin e tij në “Walk of Fame” të Hollywoodit si nderim post mortum, i cili u përurua nga vajza e tij Karsen (24), e cila pasi e pranoi atë tha disa fjalë të ndjera për babanë e saj. “Jam aq e prekur që pranoj këtë nder që bëhet për babanë tim të ndjerë”, tha ajo gjatë ceremonisë së shkurtit.
“S’kam si të jem më shumë krenare se kaq për të. Ai nuk ishte vetëm aktor por edhe një shok io mirë, vëlla dhe baba tepër i përkushtuar. Unë pat fat bashkë me ju”.
Aktori mbahet mend për disa rolet të rëndësishme si për rolin në filmin “Something Wild” (1986), “Field of Dreams” (1989) dhe “Goodfellas” (1990). Ai ka luajtur edhe në filma të tjerë televiziv po ashtu si: Cop Land (1997), “Narc” (2002), “Killing Them Softly (2012) dhe “Shades of Blue” (2016).
Filmat e fundit të Liottas janë Cocaine Bear, në prequelin (parangjarjen) e filmit “Sopranos” (2021), “The Many Saints of Newark” (2021) dhe miniserialin Black Bird, për të cilin ai mori një çmimin e kritikës pas vdekjes.