GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zbardhet biseda e Thaçit me gjeneralin Klark, para fillimit të bombardimeve në 1999

21/04/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në librin e fundit të Blendi Fevziut dhe Baton Haxhiut për luftën e Kosovës janë bërë të njohura shumë detaje për rrugëtimin e njërit prej themeluesve të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Në librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, janë bërë publike detaje të panjohura nga biseda e Hashim Thaçit me gjeneralin Klark, pas nëshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, transmeton Demokracia.com.

Këto janë detajet e bisedës të publikuara në këtë libër:

Imazhi i vetëm që i kishte mbetur në mend Thaçit, ishin sytë e bardhë shpues të gjeneralit Klark, Komandant i Përgjithshëm i NATO-s, ndërsa e pyeste me qetësi:

“Sa ditë ka fuqi të mbijetojë UÇK-ja?”

Ishin ulur në zyrën e tij në Mons të Belgjikës. Rreth tavolinës qëndronin oficerë të lartë, që nga uniformat dukej se iu përkisnin ushtrive të vendeve anëtare. Ishte grupi i ngushtë i komandimit, që shumë shpejt do të niste luftën e parë të vërtetë të Aleancës që kishte krijuar 50 vjet më parë për të mbrojtur botën demokratike nga kërcënimi komunist.

“Z. Gjeneral, ne mbijetojmë që prej një viti përballë ushtrisë serbe. UÇK-ja do të mbijetojë në çdo rrethanë, të jeni të sigurt“.

Fjalët e tij duhet të kenë qenë patetike ose jo shumë bindëse për Komandantin e NATO-s. Në momentin e parë, për ta bërë bisedën më të çlirët, Klark e kishte pyetur për moshën.

“29 vjeç“, i qe përgjigjur Thaçi.

“Pak a shumë sa djali im“, – shtoi gjenerali, duke qenë njëherazi i dyzuar për moshën e re, por edhe informacionet që kishte. Shërbimi Sekret i Ushtrisë, por edhe ai i CIA-s i kishin vendosur mbi tavolinë një analizë, sipas së cilës, mbështetja tek UÇK-ja në terrën ishte thuajse e pamundur. Ata shënonin se pavarësisht entuziazmit dhe dëshirës, formacioni më shumë se një ushtri, ishte një grup gueriljesh që vështirë të mbijetonin në rrethanat e një lufte të vërtetë. Gjenerali nuk donte ta thyente entuziazmin e djalit të ri që kishte përballë, por nuk ishte i gatshëm as ta besonte verbtazi atë;

“Kur të fillojnë bombardimet, dhuna serbe mund të jetë e tmerrshme; është shumë e rëndësishme që ju të mbijetoni! Ne nuk mund t’ju ndihmojmë direkt brenda territorit të Jugosllavisë“.

Djali i ri duket se nuk u impresionua shumë nga fjalët e rënda të Komandantit të Përgjithshëm të NATO-s. Ai kishte një tjetër shqetësim:

“Z. Gjeneral, në qoftë se pala serbe vazhdon refuzimin, a do ta bombardoni Ushtrinë e tyre?”

“Po, ne do t’i sulmojmë!” – iu përgjigj shkurt.

Klark heshti disi më gjatë. Pyetja i takonte Sekretarit të Përgjithshëm Havier Solana, por ai e ndjente se Thaçi ishte ende mosbesues. Ndër të gjithë anëtarët e delegacionit që kishte takuar atë paradite, përfshirë ata që e prisnin jashtë, anëtarët e UÇK-së do të ishin më të rrezikuarit.

Tags: Bisedaclarkthaqi
ShareTweetShare
Previous Post

Ky do të jetë parashikimi i motit për vikend

Next Post

Osmani: e ‘pameshirshme’, nuk e fali asnjë të burgosur në dy vite si presidente

Next Post

Osmani: e ‘pameshirshme’, nuk e fali asnjë të burgosur në dy vite si presidente

Lajmet e fundit

Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

23/05/2025
Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore

Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore

23/05/2025
Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime por policia qetësoi situatën

Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime por policia qetësoi situatën

23/05/2025
Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.