Pas disa episodeve duket se “Vëllai i Madh” ka vendosur të mos bëjë më tolerime për aktoren Olta Gixhari, duke i sjellë një “Zarf të zi” pasditen e sotme në shtëpi, me një vendim të marrë posacërisht për të. Po cfarë ndodhi?
Banorëve ju kërkua të mblidheshin para ekranit gjigand në “living’ e shtëpisë, ku ju treguar një klip përmbledhës protagoniste e të cilit ishte pikërisht Olta. Në klip dukej aktorja që në situata të ndryshme hidhte akuza ndaj produksionit dhe vendimet e marra nga ta, duke ngritur dyshimet se kishin favorizuar Luizin në lojë, përfshirë këtu fitoren e këtij të fundit të “Dancing With Big Brother” së bashku me DeaMishel. Klipi përmbledhës përmbante fragmente që publiku i kishte vënë re në të kaluarën, por edhe disa momente që shfaqeshin për herë të parë, ndërsa kishte edhe një fragment që ndodhi ditën e djeshme kur Olta thoshte se do shkonte në dhomën e rrëfimit që “mos ta shihnin kamerat” kur bënte plane bashkëpunimi me “Vëllain e Madh”. Sigurisht një batutë, por që në syrin e shumë personave mund të shëndrrohet shumë lehtë në teori komploti.
Megjithatë, vendimi i “Zarfit të Zi” që në të kaluarën ka sjellë përjashtim të banorëve ose dënime, këtë herë ishte një paralajmërim. Një paralajmërim i fundit për Oltën në lidhje me akuzat apo aludimet që bën për produksionin në shtëpi.