Aktivistja Zana Avdiu ka njoftuar se një familjare e saj po lufton me vdekjen në QKUK, për shkak se nuk ka shtretër në Intensivë.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tezja e saj është operuar, dhe tani, është rekomanduar që të dërgohet në Intensivë.
Postimi i plotë:
Tezja ime po lufton me vdekjen ne QKUK. Mjeket te cilet e kane operu, dhe e kane pas ne kujdes deri tash, po thone se duhet te cohet ne intensive.
Intensiva nuk po e pranon, sepse po thote qe nuk ka shtreter.
Pra, ne QKUK, mund te vdesesh sepse nuk ka SHTRETER!
Qytetaret e Kosoves, nuk i gezojne as gjanat ma bazike, as per mbijetese.. e lere me per jetese!