Zana Avdiu, aktiviste, ka shkruar rreth një shfaqje në DokuFest ku shihen disa persona më të zhveshur – gjë që në opinion mori kritika.
Por Zana Avdiu thotë se të shtunën kishte duel boksi dhe të gjithë i shikuan ata të zhveshur por nuk pati reagime.
Auuu koket ba flake, pse do gra kokan dale te zhveshuna ne DokuFest.
Pse su tronditet mrame, kur e kqyrshi boksin ne mes burrave te zhveshun? A nuk ke gerrdi e tragjedi a?
Ecni bre! ?
Në Prizren po mbahet DokuFest, ngjarje që mbahet tradicionalisht çdo vit dhe financohet edhe nga institucionet.
Por në një prej shfaqjeve ka pasur elemente të zhveshjes duke marrë kështu kritika për organizatorët, por edhe për financuesit e projektit.
Një prej kritikueseve ka qenë deputeti Eman Rrahmani që ka kundërshtuar financimin e këtyre projekteve për siç i ka quajtur ai ”degjenerim dhe anti vlera“.
Po në të njëjtën linjë të kritikës ishte edhe deputetja, Duda Balje.