Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka thënë se ofrimi i subvencioneve dhe granteve nga koalicioni 137 nuk do të bëhet për “dajallar, teze, halla dhe vllazni”.
Berisha e ka thënë atë pas një tubimi në Piranë të Prizrenit, teksa ka thënë se prioriteti i koalicionit 137 do të jetë “ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”.
“Prioriteti i kualicionit të veprave të mëdha 137, do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Por jo grande dhe subvencione për dajallar, teze halla e vllazni siç ka ndodhur me regjimin në ikje!
Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale”.