Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai kritikuar ashpër kryeministrin aktual, Albin Kurtin duke thënë se “ai është e keqja më e madhe në Kosovë”.
Berisha ka theksuar se Kurti e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në raport me aleatët ndërkombëtarë.
“Ne kemi qëndrim goxha të gjatë, por unë personal se Albini është e keqja e madhe në Kosovë dhe qeverisja e tij e ka dëshmu këtë të keqe sepse ai e ka dëmtuar goxha shumë imazhin e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Berisha.
Tutje, ai ka thënë se kryeministri Kurti ka keqqeverisur edhe në politikën e brendshme.
“Në politikën e brendshme nuk ka ndonjë lëvizje pozitive përpos vitrave që ai i ka shpërnda për shkak të votave”, ka thënë Berisha.