Politikani kosovar Zafir Berisha ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Zafa, siç edhe njihet në public shkurtimisht ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka postuar një foto para shumë vitesh, me komentin përkatës.
“Një foto që flet vetë!
Në dimrim e parë të pas luftës në Kosovën e lirë, gjatë patrullimit të KFOR-it, kjo ka qenë gjendja e rrugëve në pjesën më të madhe të vendin ton!”, ka shkruar, me disa gabime gjuhësore, Berisha.
“Mirpo nëse i referohemi këndvështrimit aktual të shizofrenit Albin Kurti dhe trushpërlarsve të tij, këto rrugë janë shkatërruar nga qeverit e kaluara tash e 20 vite, sepse para 20 vitesh kemi qenë më mirë.”, përfundon postimi i Zafir Berishës.