Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, gjatë intervistës për “Përballje”, në Telegrafi.com, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ua ngrit pagat 50 për qind, ata do ta “simpatizojnë atë.
Sipas Ymerit, ish-kryeminisri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kontribuar më së shumti për sektorin e arsimit në Kosovë.Ai shtoi Thaçi ka natyrshëm një simpati nga udhëheqësit e sindikatës pasi ua kishte rritur pagat.
Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim. Kur një kryeministër ia rrit punëtorëve të arsimit pagat njëherë 50%, pastaj edhe 25%, atëherë normalisht që udhëheqësit e sindikatës kanë me pas simpati”, tha Ymeri.
Tutje tha se “Kryeministri Kurti le ta rrit rrogën 50%, krejt kemi me u bë me të”.
Ndërkaq Ymeri thotë se nuk e din ku janë mospajtimet mes sindikatave dhe Qeverisë pasi nuk ka pasur asnjë takim me ta.