Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se situata në Ukrainë mund të ndikojë në përshpejtimin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ai ka folur edhe për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ai në “Debat Plus” thotë se perëndimi sot është kundër çfarëdo shkëndije që mund të cenojë paqen në Ballkan.
“Interes i BE-së sot në Ballkan është ruajtja e paqes. Për fat të keq Vuçiqi në fjalorin e tij e ka vetëm fjalën paqe. Ne e dimë kush është ai, por BE po e sheh atë si paqeruajtës në Ballkan”, tha ai.
Është dashur të mendohet mirë ky vendim për të ndaluar zgjedhjet serbe. Unë qysh tash do ta përgëzoja Kurtin nëse ia ka vendosur lapsin kësaj pune, por çfarë nëse do të na del më keq. Ndëshkimi nuk vjen menjëherë, por pasojat shihen më vonë”, tha ndër të tjera Ymeri.