Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e tretë finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
20 minutat e parë në palestrën sportive “13 Qershori” janë mbyllur me rezultatin 30:29 në të mirë të vendasve, shkruan Gazeta Express.
Kujtojmë se me fitore eventuale sonte, Ylli do të shpallej sërish kampion në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic në serinë finale është duke udhëhequr me rezultatin 2:0.
Sipas sistemit të “Play-Off”-it, skuadra që regjistron e para tri fitore në ndeshjet finale, e fiton edhe titullin e kampionit. /Gazeta Express/