Yll Limani është një ndër artistat më të preferuar të publikut shqiptar.
Ai së fundmi në Instagram ka shpërndarë një video të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në videon e shpërndarë Thaçi lexon deklaratën e pavarësisë së shtetit të Kosovës.
“Liria ka emër”, shkroi këngëtari sipër videos duke etikuar Endritin, djalin e ish-kryeministrit.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë në pritje të gjykimit nga Gjykata Speciale së bashku me ish krerët e tjerë të UÇK-së.