Në vitin 1989, Boris Yeltsin (atëherë i sapozgjedhur në parlamentin e ri Sovjetik) vizitoi Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston (Texas) dhe bëri një vizitë të improvizuar në një dyqan ushqimesh në zonë, me stafin e tij. Sipas gazetës Houston Chronicle, Yeltsin “brodhi nëpër korridore duke tundur kokën me habi”, veçanërisht i emocionuar për pudingët e ngrirë dhe mostrat e djathit falas.
Në biografinë e tij, Jelcin shkroi: “Kur pashë ato rafte të mbushura me qindra, mijëra kanaçe, kartona dhe mallra të çdo lloji të mundshëm, për herë të parë u ndjeva fare sinqerisht i sëmurë nga dëshpërimi për popullin sovjetik”