Nuk ka asnjë konflikt interesash themelore apo konflikte gjeopolitike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE), gjë që i bën ata partnerë që mund të kontribuojnë në përparimin e ndërsjellë, tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
“Kina dhe BE-ja nuk kanë konflikte thelbësore interesi apo kontradikta gjeopolitike, ata janë partnerë që arrijnë sukses së bashku”, shtoi ai.
Duke vënë në dukje se Kina mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit me cilësi të lartë dhe hapjes së nivelit të lartë, Xi tha se kjo do të sjellë mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-BE.
Ai theksoi se Kina dhe BE duhet të zgjerojnë hapjen ndaj njëra-tjetrës, të forcojnë mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit dhe të krijojnë pika të reja rritjeje.
Ndërsa, Kosta shtoi se BE-ja është e gatshme të punojë me Kinën për zgjidhjen e dallimeve ekonomike dhe tregtare përmes dialogut dhe konsultimit.