Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Blasta dhe Xhuli kanë zhvilluar një bisedë rreth punëve të shtëpisë dhe energjisë së theksuar të kësaj të fundit.
Blasta është ankuar për orarin e çrregulluar të gjumit, ndërkohë Xhuli ka folur për fiksimet e saj mbi larjen e rrobave dhe përgatitjen e ushqimit.
“Në lavanderi nuk kam qejf me mu përzi, sepse pastaj të lara e të palara nuk dihet nga sa po shkon pasuli. E vesh teshën, e din që e ke të pastrume, të hekurosur e të lame, i vjen era lule ‘fresh’, xhenet i vjen era. Edhe bukën kam qejf pastër me e bë, nuk mund të ha prej duarve…”, ka treguar Xhuli.
“Kam shumë energji, këtu qa bëj punë është vetëm 5% qa bëj në jetën reale. Jam mësuar të flej më pak, e kur po flej nga 8-9 orë po bëhem ‘llom’”, ka shtuar pos tjerash ajo.