GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Xhemajl Rexha thirrje kryeministrit Kurti: T’i ndalojë sulmet e pushtetit ndaj gazetarëve

28/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Xhemajl Rexha thirrje kryeministrit Kurti: T’i ndalojë sulmet e pushtetit ndaj gazetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka folur për gjuhën e papërshtatshme dhe ofendimet e rënda të bëra nga deputeti i pushtetit, Dimal Basha, në drejtim të gazetarëve dhe aktivistes Flutura Kusari.

Rexha ka thënë se kjo është vazhdimësi e asaj që është parë në vitet e fundit, ku zyrtarë të Qeverisë Kurti dhe deputetë të VV-së s’lënë rast pas ofenduar dhe pa organizuar sulme denigruese ndaj gazetarëve për shkak të punës që gazetarët bëjnë.

“ Kjo është një seri e asaj çfarë kemi parë vitet e fundit. Zyrtarë qeveritarë e deputetë të pushtetit s’lënë rast pa ofenduar mediat dhe pa organizuar sulme denigrues për gazetarët për shkak të punës”, ka thënë Rexha.

Gazetari kosovar që drejton AGK-në ka thënë se sulme të tilla duhet të ndalen, derisa fjalën “taxhi” të përmendur nga deputeti Dimal Basha e ka quajtur si fjalë pa kurrfarë lidhje.

“Duhet të ndalojnë këto sulme, për shkak të pozicioneve që mbajnë. Të përdoret foltorja për të fyer mediat me atë fjalën palidhje të “taxhisë”. Dhe një sulm ndaj aktivistes Flutura Kusari është plotësisht e papranueshme.”, ka shtuar tutje Rexha.

Ai ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që të veprojë për t’u ndalë sulmet e tilla ndaj gazetarëve.

“Ftojmë kryeministrin Kurti që të ndalojë këtë seri sulme për shkak të dëmit që i bëjnë Kosovës”, ka thënë Rexha.

Ai thotë se kjo Qeveri ka krijuar klimë të keqe për gazetarët dhe dëshirojnë të ulin besimin e opinionit publik të media dhe t’i sjellin mediat në atë nivel që votuesit e VV-së të mos besojnë edhe nëse raportohen e argumentohen skandale me zë dhe figurë.

“ Është për keqardhje që është kthyer në praktikë. Është fare e lehtë që cdo kush ta kthejë një gjuhë të tillë ndja mediave. E bëjnë qëllimshëm, që të ulin besueshmërinë në media. Ta sjellin gjendjen që votuesit e tyre që të mos iu besojnë mediave, edhe nëse ato raportojnë dhe dokumentojnë skandalet që kjo qeveri mund të jetë e përfshirë me zë e figurë”, ka thënë Rexha në T7.

Rexha ka thënë se edhe në rrjete sociale sulmohen gazetarët se i shërbejnë Serbisë apo partive opozitare.

Tags: agk-jaAlbin Kurtigjuha e deputetevexhemajl rexha
ShareTweetShare
Previous Post

Halil Matoshi “godet” Salih Zybën, e quan “milic të mendimit”

Next Post

Ahmeti: Kurti po bën kalkulime të votave

Next Post
Ahmeti pyet Gërvallën: Nëse BE’ja është ‘tigër prej letre’ pa SHBA, çka është Kosova pa të dyja?

Ahmeti: Kurti po bën kalkulime të votave

Lajmet e fundit

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.