Blerim Xhemaili do i japë fund karrierës së tij si futbollist në fundin e këtij edicioni futbollistik.
Lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me përfaqësuesen e Zvicrës ka njoftuar se pas dy ndeshjeve të fundit të kampionatit do të “varë këpucët në gozhdë”.
Xhemajli e mbylli në mënyrën më të bukur derbin e fundit të sezonit teksa gjeti rrugën e rrjetës në përballjen me Grasshopper.
37-vjeçari i lindur në Tetovë u përshëndet në mënyrën më të mirë të mundshme me tifozët, ndërkohë që dhe klubi i Zurich i dedikoi një video përshëndetëse mesfushorit, ku e falënderon për kontributin e tij.